Rreth Nesh
Rreth Nesh
Si nisi ky rrugëtim?
Një ëndërr e përbashkët e dy miqve e finalizuar me Sheqerin Pikant, e cila vazhdon të rritet dita-ditës. Të dy profesionistë në fushën e restoracionit, e mbi të gjitha me një pasion të madh për gatimin.
Kuzhina
Kuzhina është zemra e Sheqerit Pikant, vendi ku krijohen me mjeshtëri pjatat aq të dashura për të githë ju.
Shërbimi
Përbërësi më i rëndësishëm i cdo eksperience është padyshim shërbimi. Ekipi ynë, i përbërë nga profesionistë me përvojë dhe vazhdimisht në zhvillim është tërësisht i përkushtuar për të shërbyer dhe udhëzuar klientët tanë.
Ambjentet
Ne do të dëshironim të përfitonim nga ky rast për t’ju mirëpritur në restorantin tonë, në kodrat e liqenit të Tiranës. Ne ju garantojmë ushqimin më të freskët, të përgatitur sipas dëshirës tuaj. Ambiente të brendshme e të jashme, të përshtatshme për cdo stinë të vitit, mes pemëve dhe ajrit të pastër.
Verërat
Verërat janë të gjalla, pas tyre dhe në to ka gjithmonë një histori të shkëlqyer për të treguar.