Ju mund të prenotoni një ambient ekskluziv në vilën e drurit, në kupolën e madhe ose në njërën nga verandat për të festuar një ditëlindje, përvjetor, apo gëzim tjetër familiar, për një event me kolektivin apo partnerët, një drekë apo darkë pune, një Private Dinning, etj. Ne kemi ideuar disa menu që mendojmë se janë të përshtatshme për raste të tilla.

Stafi ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për të diskutuar rreth këtyre menuve apo dhe për të ideuar nga e para një menu që të jetë më afër kërkesave apo specifikave tuaja!

Menu 1 (e përshtatshme për fëmijë)

  • Mini sandwich
  • Byreçka me spinaq dhe me djathë
  • Qofte me mish të freskët pule dhe viçi
  • Mozzarella me pomodorini
  • Role trangulli me mortadella & ricotta
  • Kremviçe të pjekura
  • Pica të ndryshme
  • Patate të skuqura, të shoqëruara me ketchup
  • Krepa me perime
  • Kompozim me fruta të stinës

Çmimi: 1200 lekë/person

Menu 2

  • Brusketa me ricotta dhe pomodorini
  • Pjatanca me proshuta dhe djathëra të përzgjedhur (proshutë crudo, mortadella, sallam pikant, parmigiano, kaçkavall i maturuar në shërbet sherebele, djathë brie)
  • Mozzarella me sallam milanez
  • Kupa trangulli me sallatë toni
  • Kroketa salmoni me salcë tartar
  • Byreçka me spinaq dhe me djathë
  • Krahë pule me salcë pikante dhe patate krokante
  • Qofte me mish të freskët pule dhe viçi
  • Revani me krem chantilly
  • Kompozim me fruta të stinës

Çmimi: 1400 lekë/person

Menu 3

  • Brusketa me ricotta, avocado dhe haviar
  • Mozzarella me brokoli dhe pomodorini
  • Proshutë crudo me parmigiano dhe ananas të marinuar me pesto
  • Mortadella me kaçkavall të stazhionuar dhe reçel frutash
  • Kupa trangulli me sallatë toni
  • Role me salmon të tymosur dhe philadelphia
  • Karkaleca me krustë bajamesh të shoqëruara me salcë tartar
  • Krahë pule me salcë pikante dhe kroketa orizi
  • Tiramisu cups – kupa me krem tiramisu
  • Krepa me krem çokollate dhe banane
  • Kompozim me fruta të stinës

Çmimi: 1600 lekë/person

Prenotoni tani eventin tuaj!