Ambjent relaksues "i zhytur mes parkut"

Rezervo

Ne nuk shërbejmë thjesht ushqim, shërbejmë eksperiencë.

Kurdo dhe kudo qe ndodheni, ne sjellim më të mirat tek ju.

Mirë se vini në restorantin tonë, në kodrat e liqenit të Tiranës, mes ajrit të pastër, aromave tunduese të gatimeve dhe ambienteve ftuese.

Si nisi ky rrugëtim?
Një ëndërr e përbashkët e dy miqve e finalizuar me Sheqerin Pikant, e cila vazhdon të rritet dita-ditës. Të dy profesionistë në fushën e restoracionit, e mbi të gjitha me një pasion të madh për kulinarinë.

Qofte djathi

Përbërësit:

  • 6 lugë gjelle gjalpë
  • ¼ lugë çaji arrë moskat e grirë
  • ¾ lugë çaji kripë
  • 1 ¼ filxhan çaji miell
  • 4 vezë
  • 1 ½ filxhan çaji djathë kaçkavall i grirë
  • ½ lugë çaji piper i bluar në moment
  • 1 e verdhë veze

Përgatitja:

Hedhim në një tenxhere të vogël gjalpin, kripën, arrën moskat dhe 1 filxhan çaji ujë. I japim valë dhe e heqim nga zjarri. Shtojmë miellin dhe përziejmë mirë. E kthejmë përsëri mbi zjarr dhe gatuajmë duke përzierë për rreth 3-4 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për rreth 2 minuta. Shtojmë vezët një nga një duke përzierë mirë pas çdo veze. Pasi të kemi përzierë tërë vezët shtojmë djathin dhe piperin. Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe e spërkasim lehtë me miell. bëjmë disa toptha brumi me ndihmë n e një qeske pasticerie, duke u kujdesur që të kenë distancë të mjaftueshme nga njëri tjetri. I lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim në furrë në 200 gradë për rreth 2o-25 minuta.