Sheqer Pikant është ëndërr e bërë realitet e dy miqve, profesionistë në fushën e restoracionit. Restoranti i hapi dyert më 2.2.2016, në një ambient ekzistues në kodrat e parkut të liqenit, pasi kaloi një periudhë intensive restaurimi rrënjësor.

restorant ne tirane


Në kuzhinë përpunohen pa kompromis në cilësi, produkte të freskëta dhe sezonale. Recetat tona frymëzohen nga elementë të kuzhinës shqiptare dhe asaj mesdhetare, por jo vetëm, përtej tabelave dhe etiketimeve.


Stafi i shërbimit është gjithmonë në gadishmëri për të plotësuar çdo kërkesë tuajën me përpikmëri, profesionalizëm, dhe konfidencialitet, që ju të kaloni pranë nesh momente mbresëlënëse. Mos hezitoni të pyesni e të kërkoni informacion në lidhje me gatimet dhe specialitetet tona. Stafi ynë do të jetë mëse i lumtur t’ju ndihmojë e t’ju orientojë.


Vila dy katëshe e drurit është ideale për një drekë pune, një darkë romantike, një dalje me miqtë, një gëzim familiar me deri në 30 të ftuar apo një drekë ose darkë në privatësi të plotë në salet. Në kupolë, veç të tjerash, mund të organizoni festa familjare, ditëlindje, apo dhe eventeve të tjera të ndryshme. Në muajt e ngrohtë mund të shijoni në verandat tona gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje gjelbërimin dhe ajrin e pastër të parkut, kurse fëmijët mund të zbaviten duke luajtur në këndin e lojërave.

Restoranti ne Tirane – vila dy katëshe e drurit është ideale për një drekë pune, një darkë romantike, një dalje me miqtë, një gëzim familiar me deri në 30 të ftuar apo një drekë ose darkë në privatësi të plotë në salet.sheqer pikant

Dëshironi t’i bashkoheni ekipit tonë? Kontaktoni tani dhe do t’ju kthejmë përgjigje shumë shpejt!